Sociale Më shumë

Nënat të vendosura të vazhdojnë protestat

Prej tvteuta10:01, 15 Mars 2017

Protestat e nënave që kërkojnë kthimin e lartësisë së kompensimeve, kanë hyrë në ditën e 14, dhe sipas tyre ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ato prej dje kanë filluar edhe grevën e urisë , duke radikalizuar kështu protestën e tyre. Sipas përfaqsueses së tyre Zheljka Savkoviq, pa marrë parasysh vështirësitë e shumta , ato nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Me gjithë fillimin e grevës së urisë, asnjëra prej tyre deri tani nuk ka pasur nevojë për ndihmë, edhe pse siç thotë Savkoviq, nuk është aspak e lehtë të kalohet nata në beton. Ajo e ka quajtur të turpshme që asnjë prej zyrtarëve të Qeverisë nuk u është drejtuar në lidhje me çështjen. Ajo u ka bërë thirrje nënave të tjera, por edhe burrave,  që tu bashkangjiten,  duke shprehur besimin se e drejta për protestë do tu shtyhet edhe pas 17 marsit.

  • 1

    Radio