Sociale Më shumë

Nënat kalojnë natën para ndërtesës së Qeverisë

Prej tvteuta10:14, 17 Shkurt 2017

Nënat me tre dhe më shumë fëmijë, të cilat kanë arritur të drejtën për kompensime të përhershme, protestuan dje para Kuvendit të Malit të Zi dhe Qeverisë, ndërkohë që përfaqësueset e tyre hynë edhe në ndërtesën e Qeverisë për të biseduar.

Një numër i tyre qëndruan gjatë gjithë natës para ndërtesës së Qeverisë në shenjë proteste pasi kryeministri Dushko Markoviq nuk do ti pranojë për bisedime deri javën e ardhshme. Nga Qeveria kanë kumtuar se ato janë të gatshëm të fillojnë dialogun social në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme.

  • 1

    Radio