Ekonomi Më shumë

Nektarijeviq: Tani është koha për të punuar projektet për fondet e BE-së

Prej tvteuta15:18, 21 Nëntor 2017

Në një intervistë për televizionin Teuta, z Boshko Nektarijeviq, i cili është i angazhuar si ekspert në Agjencinë për biznese të vogla dhe të mesme, tha se Mali i Zi, së bashku me vendet e rajonit , zë vendin e fundit në përdorimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. “Nëse i krahasojmë vendet e rajonit dhe Malin të Zi me vendet e Evropës Perëndimore ndryshimet janë kolosale. Sipas të dhënave të fundit, Mali i Zi zë vendin e parafundit në përdorimin e fondeve, ndërsa Kosova të fundit,” tha Nektarijeviq, sipas të cilit, biznesmenët malazezë kanë barriera të njëjta si biznesmenët në vendet e rajonit.

“ Njerëzit nuk e dinë se çfarë kanë në dispozicion të tyre, nuk kanë kapacite dhe njohuri për të shkruar projekte konkuruese në anglisht, nuk janë të njohur me strategjitë e tjera në mënyrë që tëtërheqin paratë ,thotë Nektarijeviq. Ai shton se tani ekziston një mundësi historike pasi në dy –tri javët e fudit janë hapur mbi 700 konkurse  për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020. Në një takim jozyrtar me kryetarin e komunës Nazif Cungum, është njoftuar se në fillim të dhjetorit do të mbahet Info trajnim  në mënyrë që të prezantohen mundësitë e hapura për sipërmarrësit e interesuar.

  • 1

    Radio