Nejra Mujali dhe Ksenia Popoviq nxënëset më të mira të shkollës
Prej tvteuta14:48, 22 Mars 2019
Gjimnazi publik “Vëllazërim Bashkim” shënoi Ditën e Shkollës , në kuadër të aktiviteteve tashmë tradicionalisht këshilli i arsimtarëve lavdëronë dhe të shpërblen nxënësit më të dalluar të shkollës për arritjet në mësim, si dhe për suksesin e tyre në aktivitete dhe në gara të shumta shtetërore. Drejtori Husein Katana uroj të gjithë kolektivin dhe nxënësit duke ju dëshiruar suksese edhe në të ardhmen.Shpërblimet i ndau zëvëndës drejtoresha Majlinda Duraku ku nxënësit u shpërblyen me nga një liber dhe të holla. Nxënësja më e mirë e shkollës në gjuhën shqipe u shpall nxënësja e paraleles IV 2 Nejra Mujali, ndërsa në gjuhën malazeze nxënësja e paraleles IV 1 Ksenia Popoviq, ato të dyja u shprehen shumë të kënaqura që puna e tyre katër vjeçare u shpërblye me këtë titull.