Politikë Më shumë

Ne VV ne Ane te Malit cdo gje vijoi me rregull

Prej tvteuta22:38, 30 Gusht 2020

Në vendvotimin nr 16 në Sukubinë procesi i votimin ka vijuar i rregullt. Deri në ora 15:30 nga 497 votues kanë votuar 246 prej tyre, ose thënë ndryshe 49.5% , tha për Televizionin Teuta Granit Mehmeti , antar i komisionit zgjedhorë. Në këto zgjedhje numri i daljes në votime në Sukubinë është në rritje shtoi Mehmeti.

 Në vendvotimin numër 14 në Katërkollë deri në ora 15:30 nga 921 votues kanë votuar 446 apo 48% prej tyre. Procesi ka vijuar i rregullt dhe pa asnjë problem tha për Televizionin Teuta antari i komisionit zgjedhorë Edi Salaj.

Në vendvotimin nr 23 në Krythë të Anës së Malit nga 24 votues deri në ora 15:40 kanë votuar 7 votues të rregullt ndërsa për dy përsona të moshës së tretë do të realizohet votimi në shtëpi i cili është organizuar për në ora 18:00 , tha për Telvizionin Teuta kryetari i komisionin zgjedhor Agim Cuca.

  • 1

    Radio