Aktuale Më shumë

“Në vitin 2024, investimet më të mëdha në arsim në historinë e Malit të Zi”

Prej tvteuta14:51, 13 Shtator 2023

Viti i ardhshëm do të jetë viti në të cilin do të investohet më së shumti në infrastrukturën arsimore në historinë e Malit të Zi. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq, i cili së bashku me ministrin Miomir Vojinoviq kanë hapur shkollën fillore të rikonstruktuar “Daciqi” në Rozhajë.

Abazoviq tha se kjo shkollë mbart simbolikë historike.

Ai shpjegoi se është e vetmja shkollë në Rozhajë që mësohet në gjuhën shqipe. Ai bëri të ditur se punimet kapin vlerën e rreth 250 mijë eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës.

“Besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në arsimin e gjithë Malit të Zi. Veriu nuk do të anashkalohet, por do të jetë në fokus. Viti i ardhshëm do të jetë viti në të cilin do të investohet më së shumti në infrastrukturën arsimore në historinë e Malit të Zi”, tha kryeministri.

  • 1

    Radio