Sociale Më shumë

Në vitin 2016 linden 53 foshnje në maternitetin e Ulqinit

Prej tvteuta18 January 2017

Rezultatet e punës në vitin 2016 për maternitetin e Ulqinit janë  të kënaqshme duke pasur parasysh kushtet që punohet, shprehet kryeshefja e maternitetit dr Zylfije Duraku. “Në vitin 2016 në Maternitetin e Ulqinit kanë lindur 53 fëmijë, ndërsa prej themelimit të këtij institucioni 1.500 . Mund të jemi të kënaqur nëse bazohemi në kushtet të cilat kemi në dispozicion, sidomos në mungesën e transfuzionit të gjakut dhe sallën e operacionit” deklaroi Dr Duraku. Sa i përket aferës së mbylljes së maternitetit  për lindje, shkresë kjo e cila ka arritur në adresë të drejtorisë së këtij institucioni në tetor të vitit të kaluar nga ish ministri Shegrt, Dr Duraku thotë se çdo gjë ka stagnuar edhe pse është premtuar që shumë shpejt do të zgjidhet problemi i tranfuzionit të gjakut, dhe se ajo si udhëheqëse e institucionit nuk ka  njohuri nëse janë bërë hapa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. “Perspektivë për maternitet nuk shoh pa i kryer këto dy çështje,sigurimin e tranfuzionit të gjakut dhe sallën e operacionit, mungesa e të cilëve po reflektohen edhe në rënien e numrit të lindjeve në këtë maternitet” , thotë  doktoresha Duraku.