Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Në vitin 2015, së paku 67 gazetarë të vrarë

Prej tvteuta30 December 2015

Së paku 67 gazetarë janë vrarë në vitin 2015, derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre. Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij, me seli në Paris, ka bërë të ditur se ka dokumentuar 67 vrasje të gazetarëve, duke vënë në pah se shumica e tyre janë sulmuar në vende gjoja paqësore. Dyzetetre gazetarë të tjerë kanë vdekur në rrethana të paqarta, kanë shtuar Reporterët pa Kufij. Në anën tjetër, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, ka thënë se ka dokumentuar 69 vrasje. Sipas grupit të njëjtë, 29 gazetarë janë vrarë nga grupet militante islamike.