Aktuale Më shumë

Në Ulqin zgjedhjet pa asnjë problem. Gati për raundin e dytë

Prej tvteuta17:52, 22 Mars 2023

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi kaloi pa probleme, ndërsa parregulsitë e  vërejtura nuk mund të cënojnë ligjshmërinë e procesit.

Edhe në Ulqin çdo gjë shkoi sipas parashikimeve, thotë për TV Teuta kryetari i KKZ, Ahmet Aloshi.

“Nuk kemi pasur probleme, objektet kanë kushtet e parashikuara, çdo gjë ishte në rregull. Sa i përket daljes ajo ishte e ulët, me 36.6% më e ulta e regjistruar në Ulqin ndonjëherë.”  thotë Aloshi.

Në ditën e zgjedhjeve në Ulqin ishin prezent edhe vëzhgues ndërkombëtar. Aloshi thotë se nga ata kanë marrë vlerësimin maksimal.

“Vëzhguesit ishin këtu edhe natën në kuadër të zgjedhjeve, kur pranuam materialet nga vendvotimet dhe deri në përfundim të të gjitha procedurave. Sa i përket Ulqinit na kanë dhënë vlerësimin me të lartë të mundur.” – thotë Aloshi.

Më 2 prill do të jetë raundi i dytë dhe në KKZ thonë se çdo gjë është gati. Aloshi thotë se mund të ketë disa ndryshime në përbërjen e komisioneve në vendvotime, çka është diçka normale.

 

 

  • 1

    Radio