Aktuale Më shumë

Në Ulqin u mbajt një minut heshtje për nderë të viktimave (video)

Prej tvteuta22:05, 13 Gusht 2022

Për  nderë  të viktimave të ngjarjes makabre në Cetinë, sot  Tv Teuta organizoi vendosjen e kurorës me lule dhe qirinjëve pranë bustit të Nënë Terezës në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit si shenjë solidarizimi  me dhimbjen e familjarëve të viktimave.  Te pranishmit shprehën keqardhje dhe dhimbje të  thellë për  viktimat,  familjarëve u shprehën ngushëllime  të sinqerta  kurse të lënduarve u dëshiruan shërim të shpejtë.

Të pranishmit përvec  vendosjes se luleve dhe qirinjëve,  mbajtën  edhe  një minut heshtje për viktimat e Cetinës.

Ulqini solidarizohet me Cetinën!

  • 1

    Radio