Sporti Më shumë

Në Ulqin qëndroi ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana

Prej tvteuta10:32, 1 Nëntor 2019

Pas Tuzit, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, qëndroi edhe në Komunën e Ulqinit ku u prit nga kryetari Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë. Temë diskutimi ishin projektet zhvillimore me theks të veçantë në talentet sportive të futbollit dhe sporteve të tjera. Nga ana tjetër Lorik Cana prezantoi feondacionin  e tij “Lorik Cana 5” i cili  promovon  sportin  për femijët. Ai tha se Fondacioni  ështe shtrirë në vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët dhe këtë vit janë rreth 1000 fëmijë të cilët janë  pjesë e  programit të fondacionit. Cana  u shpreh se dëshiron që edhe në Ulqin të ndërtojë një terren të vogël sportiv në një nga hapsirat publike. Ish kapiteni më herët pati dhe një takim me udhëheqësit e klubit futbollistik Otrant Olimpik, të cilëve u premtoi përkrahje dhe ndihmë në arritjen e bashkëpunimit  me UEFA-n.

  • 1

    Radio