Politikë Më shumë

Në Ulqin qëndroi Delegacioni i grupit të miqësisë së Kuvendit të Turqisë me Malin e Zi

Prej tvteuta10:24, 19 Shtator 2019

Në Komunën e Ulqinit qëndroi për vizitë delegacioni i Kuvendit të Turqisë i kryesuar nga Erol Kavunxhu në përcjelljen e  nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ambasadores së  Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan dhe koordinatorit të TIK-ës Mehmed Unal. Ata u pritën  nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët  e tij. Të dy palët vlerësuan lartë marëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë  si dy vende mike  dhe anëtare të NATO-s. Kryetari Nrekiq  veçoi bashkëpunimin  e mirë me Ambasadën e Turqisë ,TIKË-n dhe  theks të veçantë i kushtoi  interesimit të investitorëve nga Turqia për të investuar në Ulqin. Edhe miqtë nga Turqia vlerësuan marrëdhëniet e shklëqyera në mes dy vendeve dhe njoftuan se në muajin tetor Ambasada  e Turqisë në Podgoricë  në bashkëpunim me disa ministri është duke përgatitur një takim  të nivelit të lartë të të dy palëve për ti dhënë shtytje dhe më të mëdha  investimeve turke në Mal të Zi. Kordinatori i TIKË-s Mehmed Unal, u shpreh i gatshëm që TIKA të kyçet në projektet infrastrukturore të komunës tonë . Nënkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu, në cilësinë e nikoqirit  shprehu kënaqesi që delegacioni vizitoi Ulqinin dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të avancohet gjithnjë e më shumë.    

  • 1

    Radio