Sociale Më shumë

Në Ulqin policia gjatë gushtit ka sanksionuar 48 persona për keqpërdorim të alkoolit dhe lëndëve narkotike

Prej tvteuta16:35, 20 Gusht 2020

Gjatë muajit gusht pjestarët e Degës së Sigurisë në Ulqin kanë qenë të angazhuar në aktivitete shtesë me qëllim ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike dhe drejtimin e automjeteve në gjendje të alkoolizuar dhe nën ndikim të drogave. Gjatë kësaj periudhe janë sanksionuar 48 persona që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, prej të cilëve 11 janë ndaluar për shkak se kanë pasur nivel më të lartë se 1gram për kilogram. Tek njëri prej tyre niveli i alkoolit ishte në masën prej 3.09g/kg, njoftohet nga policia e Ulqinit. Ndaj drejtuesve që kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50km/h në qytet janë dhënë 4 padi për kundravajtje, kurse masë e njëjtë u është dhënë edhe poseduesve të marihuanës në 7 rastet e sekuestrimit të kësaj lënde narkotike.

  • 1

    Radio