Kulturë Më shumë

Ne Ulqin perurohen dy romanet e Mark Lucgjonaj

Prej tvteuta20:40, 27 Tetor 2019

Në Ulqin u bë promovimi I dy romaneve të autorit Mark Lucgjonaj; “ Fshati i heshtjes” dhe “Ligji i maskave” I organizuar nga SHAI “Art club”,kurse për librat në fjalë folën Dr Argëzon Sulejmani. dhe poeti Hajredin Kovaci.

Romani “ Fshati i heshtjes”, sipas vlerësimit të Dr Argëzon Sulejmanit, eshte fshati I mendjes ose I cmendjes nuk eshte nje fshat idiot dhe autori ka durim ta shpjegoje faqe me faqe nje gje te tille. Heshtja ne cdo kohe kerrkon psikoanalizen te cilen autori rreket ta therras ne ndihme here pas here. Me fshatin e heshtjes autori ka goditur ne bosht heshtjen e paarsyeshme dhe te pa  arsyeshmen qe nuk hesht, vleresoi Sulejmani. Kurse poeti  Hajredin kovaci duke e vleresuar punen e autorit te ri dhe duke I shprehur mireseardhjen  nje shkrimtari te mirefillte I cili shton numrin e krijuesve shqiptare ne Mal te Zi, ai per romanin “ Ligji I maskave” tha se eshte nje realitet ku ne nje fshate ose qyteze cdo gje paraqitet permes vrimes se maskave. 

Autori falenderoi te gjithe te pranishmit dhe tha se per keta libra ka punuar shume. Per njerin 6 dhe per tjetrin 2 vjet duke I spjeguar edhe veshtiresite me te cilat eshte ballafaquar  deri ne publikim. Ai tha se deshira e tij ishte te thoshte mendimet pa maske, duke e pasur parasysh realitetin ne te cilin jetojme.

  • 1

    Radio