Aktuale Më shumë

Në Ulqin përurohen 14 libra të autorit Gjon Keka

Prej tvteuta10:45, 12 Dhjetor 2016

Qendra për Kulturë në bashkpunim me shtëpinë botuese “BOTART” nga Tirana, me iniciativën e Famullisë së kishës katolike  mbrëmë bëri promovimin e 14 librave të autorit Gjon Keka.

35 vjeçari nga Kamenica e Kosovës, përndryshe politolog deklaroi se përzgjodhi Ulqinin të promovoi 14 librat e krijimtarisë së tij shkencore publicistite,dhe se është i kënaqur me organizimin dhe publikun e këtij qyteti bregdetar.

Librin e tij të fundit ja ka kushtuar Nënë Terezës që shkrimtari Keka ja dedikon për shkak të shenjtërisë së saj.

Studjuesi dr Nail Draga autorin e 14 librave e vlerëson të jashtëzakonshëm, duke u shprehur se librat që ka botuar ky politolog i ri i kushtohen figurave më madhore të kombit shqiptar.

Përndryshe Gjon Keka ka lindur më 1981 në Kamenicë të Kosovës. Në vitin 2004 u diplomua për shkencat poltike .

  • 1

    Radio