Sociale

Sociale Më shumë

Në Ulqin kët vit 151 martesa, 15 përfunduan me divorc

Prej tvteuta17 December 2018

Në zonën e Komunës së Ulqinit, deri me 17 dhjetor  të këtij viti janë regjistruar 151 martesa. Nga numri i përgjithshëm i martesave të përfshira, rreth 80% u kontraktuan midis partnerëve të moshës 20 deri në 30 vjeç. “Mbizotërojnë martesat ndërmjet personave të rinj por ka edhe çifte me moshë mbi se 50 vjet të cilët janë martuar në komunën tonë”, thotë zyrtarja e gjendjes civile në Komunën e Ulqinit, Rajka Prodanoviq. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2018 ka pasur edhe 15 divorce, ndërsa 31 martesa nuk janë më të vlefshme për arsye të vdekjes së njërit prej bashkëshortëve. Trendi i martesave jashtë ambienteve të Komunës është shumë popullor, dhe si pasojë 34 martesa janë kryer në restorante, plazhe dhe vende të tjera të hapura. “Ulqini është shumë popullor dhe vend tërheqës për martesë jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për të huajt. Këtë vit kemi pasur  çifte nga Australia, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të cilët kanë zgjedhur Ulqinin si një vend ideal për martesat e tyre “, tha Prodanoviq.