Slider Më shumë

Në Ulqin janë gjetur mbi 5 kg marihuanë

Prej tvteuta12:11, 21 Shkurt 2022

Zyrtarët e Drejtorisë Policore në Ulqin kanë konfiskuar më shumë se 5 kg marihuanë gjatë një kontrolli të një automjeti. Një person u privua nga liria.
Në fshatin Katërkollë policët nga Ulqini bashkë me policinë kufitare me datë 18 shkurt kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin e markës opel , në të cilën janë gjendur dy persona  60 vjeçari nga Ulqini N.B dhe 46 vjeçari nga Tivari B.B.

Gjatë kontrollit të automjetit  policia ka gjetur 5 pako me përmbajtje droge të llojit të marihuanës.
Kërkimet kriminalistike tregojnë se dyshohet që N.B pakot e drogës atë natë i mori nga një përson i pa identifikuar me qëllime që të vazhdojë furnizimin.

Prokurori shtetëror në gjyqin e lartë shtetëror në Podgorice ka konstatuar që N.B të privohet nga liria për shkak se ka kryer vepër penale, prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së supstancave narkotike.

  • 1

    Radio