Aktuale Më shumë

Në Ulqin grumbullohen ndihmat, 6 kombi të gatshëm për Turqi

Prej tvteuta14:09, 7 Shkurt 2023

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Nga tërmetet e fuqishme në Turqi dhe Siri janë vrarë mbi 5000 mijë përsona deri më tani.
Nga çastet e para të tragjedisë, ndihmat kanë filluar nga e gjithë bota.
Në ndihmë erdhi edhe Mali i Zi, me grumbullimin e gjërave elementare për mbijetesë, siç janë rrobat dhe mbulesat.
Këtë iniciativë në Ulqin e morri edhe Bashkësia Islame në bashkëpunim me shoqatën “Bereqeti”, ku si fillim për grumbullimin e gjësendeve foli kryetari i shoqatës z. Mirsad Muçaj.
Ai tha se të gatshëm për rrugë janë 6 kombi, ku dërgohen njëherit në Podgoricë e nga ku nisen me avionë për Turqi.
Për një iniciativë tjeter ku ka për synim grumbullimin e të hollave foli edhe Kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit z. Ali Bardhi.
Ai tha se ndihma dhe iniciativa të tjera do të ketë edhe në ditët në vazhdim.

Në ndihmë Mali i Zi erdhi edhe në një formë tjetër, me përgaditjen e ekipit të shërbim shpëtimit, ku dy prej tyre janë edhe nga Ulqini.

  • 1

    Radio