Në Ulqin 864 pensionistë me pension minimal
Prej tvteuta16:38, 28 Janar 2017
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Ulqinit Millan Klikovac , në një intervistë për TV Teuta tha se shoqata e tyre një pjese të madhe të fondeve në dispozicion i ka shpërndarë për pensionistët në nevojë. “Në komunën e Ulqinit janë të regjistruar 864 pensionistë që marrin pension minimal, dhe të gjithë atyre që na janë drejtuar për ndihmë u kemi ndihmuar me aq sa mundemi.” tha Klikovac.
Vitin e kaluar ata organizuan një sërë aktivitetesh si ekskursione dhe ngjarje sportive , të cilat planifikohen edhe për këtë vit. Klikovac thekson se pensionistët të cilët kanë vizituar qytetin tonë gjatë takimeve sportive në shtator, janë larguar me përshtypjet më të mira. “Lavdërimet më të mëdha i kemi marrë për organizimin e ngjarjeve sportive. Nuk ka asnjë qytet që ka kushte më të mira se Ulqini dhe besoj se do ti organizojmë përsëri këtë vit ” përfundoi Klikovac.