Në Tuz zbulohet kisha 5 shekullore
Prej tvteuta18 April 2017
Arkeologët përfunduan gërmimet e pjesëve të mbetura të kishës katolike në kodrën e quajtur Qafa e Kishës në Tuz në afërsi të fshatit Vuksanlekaj. Sipas udhëheqësit të gërmimeve Mile Bakoviq, kisha i takon shekullit të 16 –të dhe prej vitit 1950 ishte nën mbrojtjen e shtetit si pasuri kulturore, por e lënë komplet pas dore. Ai thotë se nga literatura e pakët për këtë objekt, del se kjo kishë është objekti më i rëndësishëm kishtar në zonën e Hotit në shekullin e 16-të, dhe se përveç kërkimeve arkeologjike planifikohen edhe ato të konzervimit.