Politikë Më shumë

Në Tuz të drejtë vote kanë 11.941 persona

Prej tvteuta15:39, 30 Nëntor 2018

Në zgjedhjet e ardhshme lokale për Komunën e Tuzit, të drejtë vote kanë 11.941 persona, është njoftuar nga Ministria e mbrendshme, pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti Gjukanoviq. Numri është pak më i lartë nga zgjedhjet e prillit kur këtë të drejtë e kishin 11.7 44 persona. Nga ministria njoftohet se qytetarët mund të vërtetojnë të drejtën e tyre për të votuar në filialën e kësaj ministrie në Tuz, çdo ditë të punës nga ora 8.00 deri në orën 14.00. Zgjedhjet lokale në Tuz do të mbahen me 3 mars të vitit tjetër.

  • 1

    Radio