Aktuale Më shumë

Në Tuz organizohet “Java e filmit shqiptarë”. Neser shfaqet filmi “Nëntori i Ftohtë”

Prej tvteuta12:08, 4 Korrik 2022

Për herë të parë në komunën e Tuzit do të mbahet  “Java e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të bëhet të martën, 5 korrik 2022 në orën 20:30.

Filmi që hap këtë aktivitet pesëditor është “Nëntori i Ftohtë”.

Fillimi i viteve të 90-ta ishte një nga periudhat më të këqija për shqiptarët e Kosovës. Për shkak të zbatimit të masave jashtëzakonisht të ashpra nga ana e autoriteteve serbe në të gjitha aspektet e jetës, punëtorët shqiptarë u detyruan të nënshkruajnë një marrëveshje për pranimin e Serbisë si shtet të tyre. Në vend të kësaj, të gjithë ata që kanë nënshkruar janë privuar nga jeta, kanë humbur punën, sigurimet shëndetësore, fondet për fëmijët, si dhe pasuritë e paluajtshme që u janë dhënë nga institucionet ku kanë punuar. Pikërisht kjo dramë “Nëntori i ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës.

  • 1

    Radio