Në shtator në Mal të Zi qëndruan rreth 130.000 turistë
Prej tvteuta15:46, 31 Tetor 2017
Malin e Zi në muajin shtator e vizituan 129,700 turistë, çka përbën rritje prej 14.9% në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Monstat. Në strukturën e turistëve dominojnë të huajt, kryesisht rusët, 21.9%, serbët 10.3%, francezët 7.9%, polakët 5.9% e kështu me radhë.
Numri më i madh i fjetjeve është regjistruar në vendet bregdetare ,90%, në kryeqytete 4,9%, kurse në viset tjera 4,1%.