Në Shkodër vazhdon rritja e numrit të rasteve me Covid 19
Prej tvteuta10:41, 6 Prill 2020

Në qarkun e Shkodrës vazdon rritja e numrit të rasteve me Covid 19, pasi prej ditës së djeshme janë regjistruar edhe 6 raste të reja, duke e çuar numrin në 48, njoftojnë mediat e vendit. Shkodra në fillim ishte qyteti më pak i prekur, por ditët e fundit ka pësuar shpërthim të rasteve, çka ka ngjallur alarmin edhe të pushteti qendror. Një nga arsyet e këtij shpërthimi supozohet të jetë mosrespektimi i masave të marra në fillimet e saj.