Në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të kënaqur me rezultat e arritura në vitin 2018

Prej tvteuta16:37, 25 Dhjetor 2018

Kryeshefi i  Shërbimit të  Mbrojtjes dhe Shpëtimit – Saubih Mehmeti, deklaroi për televizionin Teuta se viti 2018 ka qenë një vit relativisht i qetë sa i përket intervenimeve. Në këtë vit kalendarik ky shërbim ka  pasur  377 intervenime, krahasuar me vitin 2017 ku është intervenuar 487 herë, apo  110 intervenime më pak . “Bashkpunimi me Drejtorinë e Emergjencave e cila në kuadër të përgatitjeve profesionale organizon trajnim, dhe kurse në nivel rajonal ,është më se e kënaqëshme.Vetëm pas sezonit veror për të punësuarit në këtë Shërbim janë organizuar 5 trajnime të tilla,Gjermani,Çeki,Sërbi dhe Mal të Zi “ tha Mehmeti Sipas tij, ky shërbim është i përgatitur mirë,si nga ana kadrovike ashtu edhe nga ajo teknike.

  • 1

    Radio