Në shërbimet shëndetësore janë ankuar 3481 pacientë
Prej tvteuta10:40, 18 Shkurt 2020
Se shërbimet shëndetësore në Mal të Zi nuk janë të cilësisë së lartë e tregojnë edhe ankesat e shumta të qytetarëve, të cilët vitin e kaluar kanë dërguar 3481 ankesa, njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë. Shumica e ankesave, sipas kësaj ministrie, janë zgjidhur brenda një kohe të shkurtër, kurse në 14 prej tyre janë procesuar më tej. Numri më i madh i ankesave , rreth 1900, janë për Qendrën spitalore në Podgoricë, ndjekur nga ato për Shtëpinë e shëndetit në këtë qytet. Numri i lartë i ankesave tregon se edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të drejtat e tyre është në rritje, çka nuk mund të thuhet edhe për ndërgjegjësimin e stafit mjeksor, ankesat ndaj të cilëve janë shumë të larta në krahasim me vendet evropiane.