NË SH.F “MARSHALI TITO” RRITJE E NUMRIT TË NXËNËSVE
Prej tvteuta9 September 2017
Në shkollën Fillore “Marshali Tito” në Ulqin ka filluar mësimi i rregullt ku numri i nxënësve këtë vit është në rritje. Në klasën e parë këtë vitë në gjuhën shqipe janë regjistruar 90 nxënës kurse në gjuhën malazeze 50 , numri i përgjithëshëm i nxënësve është afërisht 1300 , kështu shprehet për Televizionin Teuta drejtori i këtij institucioni Arben Llunji.Numri i nxënësve me aftesi të kufizuara këtë vit është 20, ndërsa drejtori Llunji shprehet se numëri i caktuar i asistenteve është vetëm 5, çka është një numër shumë i vogël. Shkolla fillore “Marshali Tito” këtë vit kremton 50 vjetorin e themelimit, gjenerata të shumta kanë arritur suksese, ashtu si edhe janë planet në përmirësimin e kushteve mësimore me qellim që një traditë e tillë të vazhdohet edhe më tej shprehet drejtori Llunji.Ndërsa në lidhje me aplikimin e reformës së re mësimore drejtori i shkollës fillore “Marshali Tito”, Arben Llunji shprehet se ky ishte një vendim i përshpejtuar por që shpresojnë se do të rezultojë i suksesshëm.