Në semestrin e dytë një pjesë e shkollave kthehen në normalitet
Prej tvteuta18:43, 17 Dhjetor 2020

Në Malin e Zi, të gjithë nxënësit do të shkojnë në shkollë plotësisht ose pjesërisht në gjysmën e dytë të vitit.
Grupi i punës do të bëjë një propozim deri në fund të javës, i cili do të vendoset nga drejtorët e shkollave, si dhe Instituti i Shëndetit Publik dhe organet nacionale që merren me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në takimin e parë të mbajtur të Mërkurën, të 12 anëtarët ranë dakord që nxënësit duhet të shkojnë në shkollë.
Ata nuk kanë dyshim se shkollat më të vogla, ku ka më pak nxënës, duhet të organizohet mësimi në klasa, ndërsa në shkollave më me shumë nxënës do të ju mundësohet një model tjetër i mësimit.
Siç i thanë disa anëtarë të këtij organi për gazetën Pobjeda, ata po shqyrtojnë idenë që nxënësit e ciklit të dytë (të klasës së katërt, të pestë dhe të gjashtë) dhe ciklit të tretë klasa shtatë, tetë dhe nëntë) të mësojnë me ndrrime në mënyrë që nxënësit nga cikli i dytë të shkojnë në shkollë një javë ,ndërsa një javë të ndjekin mësimin nga distanca ,ku në bankat shkollore do të jenë nxënësit e ciklit të tretë
Gjithashtu u sugjerua që maturantët dhe nxënësit e klasave të nënta të shkojnë në shkollë të plotë për shkak të përgatitjeve për diplomim dhe gjysmë-diplomim.