Sociale Më shumë

Në rast falimentimi paratë do të mungonin për një bankë

Prej tvteuta10:00, 5 Janar 2017

Nga Fondi për mbrojtjen e depozitëv thonë se gjendja financiare e bankave në Mal të Zi është e shëndetëshme dhe se nuk ka arsye për shqetësim. Në testimin e kryer të pesë bankave kryesore, është arritur në përfundim se ky institucion mund të ndërhyjë me efikasitet në ruajtjen e stabilitetit financiar nëse nëra nga bankat falimenton.

Në këto raste Fondi u paguan klientëve depozitat deri në 50.000 euro, dhe me mjetet që ka në dispozicion do të ishte në gjendje të kryejë pagesën edhe nëse 4 nga 5 këto banka falimenton, Në rastin e falimentimit të të gjithave do të duhe marrja e kredive nga qeveria ose institucionet ndërkombtare thonë nga ky Fond.

  • 1

    Radio