Aktuale Më shumë

Në qytetin gjerman Ham u mbajt manifestimi “Të gjithë ne jemi Mali i Zi -pasuria e ndryshueshmërisë”- nga Ulqini interpretoi Gjylie Pelingu Hoxha

Prej tvteuta13:32, 5 Dhjetor 2022

Me organizimin e Ministrisë së punëve të jashtme të Malit të Zi dhe  IP Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Minoriteteve të Malit të Zi, nën përkujdesjen e humanistit të njohur  Hajriz Brçvak, në qytetin gjerman Ham u mbajt një program skenik-muzikor në kuadër të manifestimit “Të gjithë ne jemi Mali I Zi – pasuria e ndryshueshmërisë”

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të lartë të diasporës malazeze në Gjermani dhe nga vendet e Evropës perëndimore, përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të jashtme të Malit të Zi dhe Konsullatit të përgjithshëm në Frankfurt.

Të pranishëmve iu drejtuan: Hajriz Brçvak, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Diplomaci Ekonomike dhe Kulturore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi Dejan Vukoviq, Konsullja e Përgjithshme në Frankfurt Ivana Gjukanoviq dhe drejtori i IP Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Minoriteteve të Malit të Zi Salko Luboder.

Në shfaqjet skenike u dëgjuan vargje të shkrimtarëve të njohur duke shprehur dashurinë dhe respektin për Malin e Zi, ku u prezantua një panoramë e ndërthurjes multikulturore dhe jetës së përbashkët në Mal të Zi.  Në pjesën muzikore të programit morën pjesë Shukrija Zhuti Serhatliq, Tanja Sheter, Gjylie Pelingu Hoxha dhe Aleksandar Magovçeviq.

  • 1

    Radio