Kulturë Më shumë

Në Qendrën Ditore “Sirena” jepet shfaqja për fëmijë “Ëndërra e Sarës”

Prej tvteuta16:24, 11 Nëntor 2019

Në Qendrën ditore “Sirena” është duke u realizuar projekti me titull “Qendra me zemer të hapur”  të cilin e financon Fondi për Pakica.Në kuadër të këtij projekti janë paraparë të mbahen disa aktivitete me qëllim të zbavitjes së fëmijëve që e ndjekin këtë qendër. Drejtori i qendrës në fjalë, Bilal Alaj thotë se ky është aktiviteti i katërt me radhë që realizohet në kuadër të projektit, me qëllim që kjo kategori e fëmijëve mos të izolohet nga aktivitetet e lira,por që të relaksohen dhe zbaviten. Regjisorja e re nga Ulqini ,Edina Mustafiq, tha se shfaqja e cila sot u prezentua para fëmijëve titullohet “Ëndërra e Sarës” dhe është realizuar me fëmijët e teatrit të Qendrës për Kulturë dhe të Teatrit Teuta.

  • 1

    Radio