Aktuale Më shumë

Në propozim buxhetin e Malit të Zi janë paraparë mbi 7 milion euro për organizimin e zgjedhjeve

Prej tvteuta09:38, 19 Nëntor 2015

Në propozim buxhetin e Malit të Zi janë paraparë mbi 7 milion euro për organizimin e zgjedhjeve në nivelin shtetëror në vitin e ardhshëm dhe për punën e partive parlamentare .

Qeveria ka paraparë që kaq mjete tua ndaj ministrisë për punë të brendshme, Komisionit zgjedhor shtetëror dhe subjekteve politike parlamentare.

Sipas propozim buxhetit të cilin e ka vërtetuar qeveria në javën e kaluar , ministrisë së brendshme për realizimin e futjes së identifikimit elektronik të zgjedhësve  do tu ndahen mbi 1 milion euro, shkruan gazeta DAN. Komisioni zgjedhor i shtetit do të disponojë me 1.64 milion euro . Me propozimin e qeverisë partive parlamentare për financim të rregullt u janë ndarë 4.61 milion euro.

  • 1

    Radio