Sociale

Sociale Më shumë

Në prill konferencë rajonale për autizëm

Prej tvteuta20 February 2017

Në muajin prill në Ulqin do të organizohet konferencë rajonale mbi senzibilizimin e autizmit. Javën që lamë pas në Tiranë kryetarja e shoqatës “Anima” Zylfije Duraku dhe  Drejtori i Qendrës ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim “Sirena “ Bilal Alaj patën një takim pune me dr Liri Berisha, presidenteten e Fondacionit “Fëmijët Shqiptar” Ky takim i inicuar nga Dr.  Zylfije Duraku , u konsiderua shumë i frytshëm dhe domethënës. “Kemi krijuar urën lidhëse të bashkpunimit, kemi shkëmbyer përvojat e dy qendrave,dhe jemi dakorduar për mbajtjen e një konference rajonale në Ulqin në muajin prill, ki cili është edhe muaji i ndërgjegjësimit për autizëm.Qëllimi ynë i përbashkët është ti ndihmojmë njerëzit për të kuptuar ,për të pranuar ,dhe për të treguar mbështetjen e tyre për atë që preken nga ky sindrom” , shprehet drejtori Alaj Doktorsha Duraku shprehu besimin se do të ketë përkrahje për mbajtjen e konferencës ,  jo vetëm të drejtorit të Qendrës ditore dhe Komunës, por edhe të gjithë shoqërisë, pasi kemi të bëjmë me një shtresë  të ndjeshme të popullatës.