Sociale Më shumë

Në prag të Ramazanit u ndihmohet fëmijëve jetim

Prej tvteuta16:53, 4 Qershor 2016

“IHH”(ihaha) fondacioni nga Turqia bën shpërndarjen e 30 pakove ushqimore me vlerën e 30 eurove për fëmijët jetim të Komunës së Ulqinit.

Ato në bashkëpunim me fondacionin “Bereqeti” nga Ulqini dhe “Zeqati” nga Podgorica të cilët veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Malit të Zi kanë vendosur që në prag të muajit të Ramazanit të gëzojnë familjet nevojtare.

Gjithashtu Fondacioni “IHH” jetimave deri në moshën 13 vjeçare do t’ia mundësoj të ardhurat mujore me vlerë prej 30 euro në mënyrë që tu ofroj një ndihmë modeste.

  • 1

    Radio