Sociale Më shumë

Në Plazh të Vogël u organizua “Dita e bretkocave”

Prej tvteuta09:34, 12 Maj 2019

Nën organizimin e OJQ Shoqata malazeze e ekologëve dhe OJQ MogUL, në Plazh të Vogël u shënua “Dita e bretkocave”, ku morën pjesë edhe nxënësit e shkollave fillore të Ulqinit. Me këtë rast u organizuan edhe aktivitete rekreative  si dhe lojra interaktive me temën e bretkocave. Sipas fjalëve të këshilltares shekncore të Shoqatës malazeze të ekologëve, Katarina Ljubisavljeviq, me këtë manifestim synohet të ngrihet ndërgjegjësimi për kërcënimin në të cilën ndodhet lloji i bretkocës së Shkodrës, e cila është endemike dhe mjaft e rëndësishme në zinixhirin jetësor. Ajo shprehu besimin se fëmijët në të ardhmen do të kujdesën për to dhe nuk do të kërcënojnë ambientin e tyre jtësor. “Save dhe Frogs Day” shënohet prej vitit 2008 në gjithë botën falë organizatës amerikane me të njëjtën emër, dhe ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për zhdukjen e bretkocave dhe ndihmën e aksioneve për mbrojtjen e tyre.

  • 1

    Radio