Ekonomi

Aktuale Më shumë

Në plan rritja e pagës minimale?

Prej tvteuta11 January 2017

Në Qeverinë e Malit të Zi janë duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale, e cila momentalishtë është 193 euro, por për këtë siç njoftohet janë kundër në Unionin e punëdhënësve. Nga ana tjetër , kryetari i Unionit të sindikatave të pavarura Srgja Kekoviq, thotë se ngritja e pagë minimale do të ishte diçka pozitive, pasi ajo tani përbën vetëm 30% të pagës mesatare. Sipas tij, do të ishte reale dhe e mundshme që paga minimale të jetë të paktën 50% e asaj mesatare. Punëdhënësit thonë se gjendja e përgjithshme në ekonomi nuk le hapsirë për ngritjen e pagës minimale , dhe se para ngritjes së saj duhet të shqyrtohet mundësia e lirimit detyrimeve që kanë për bazë pagën themelore.