Në plan ndërtimi i rrethrrotullimit në vend të semaforëve
Prej tvteuta17 December 2016
Sipas projekt buxhetit për vitin 2017 Komuna e Ulqinit planifikon që në vend të udhëkryqit me semaforë që është aktualisht në qendër të qytetit të, ndërtojë rrethrrotullim modern, për të cilin janë planifikuar mjetet në masën prej 250.000 eurove. Ndërtimi i rrethrrotullimit do të mundësonte qarkullim më të shpejtë dhe më me pak shpenzime se semaforët, të cilët shpesh edhe dalin jashtë funksionit. Gjithashtu në plan është edhe rikonstruktimi i ndriçimit aktual në disa zona , si dhe vendosja e të riut në vendet ku nevojitet.