Sociale

Sociale Më shumë

Në plan 22 kontejnerë nëntoksor për Ulqinin

Prej tvteuta7 January 2019

Ndërmarrja “Veprimtaritë komunale” në vitin 2019 do të përballet me një numër sfidash në mënyrë që të ofrojë shërbimet e duhura për qytetarët e Ulqinit. Sipas drejtorit Skender Keleziq, niveli pagesë së shërbimeve të kësaj ndërmarrjeje nga qytetarët është më i ulti nga të gjitha komunat bregdetare, kurse as Komuna nuk i plotëson në kohë detyrimet e parashikuara me buxhet. Megjithatë ai njoftoi se gjendja pritet të jetë më e mirë se vitin e kaluar, pasi planifikohet ndërtimi i 22 kontejnerëve nëntoksorë të cilët do të ndihmojnë shumë në mbledhjen e mbeturinave. Pengesë tjetër përbën mungesa e deponisë për materialet e ngurta, pasi për momentin Komuna akoma nuk ka gjetur zgjidhje afatgjatë për këtë problem.