Ekonomi Më shumë

Në pesë muaj, mbledhja rekord e të ardhurave prej një miliardë eurosh

Prej tvteuta16:45, 3 Qershor 2023

Në pesë muajt e parë të këtij viti, Administrata e të Hyrave dhe Doganave ka arritur arkëtim bruto rekord të të hyrave buxhetore në vlerë prej një miliard eurosh, iu përgjigj institucioni agjencisë Mina.
Ata thanë se arkëtimi i realizuar nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti ka qenë 210 milionë euro ose 26 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.“Gjithashtu, arkëtimi bruto i të hyrave tatimore dhe doganore për pesë muajt e këtij viti është 20 për qind mbi planin, pra 172 milionë euro”, thuhet nga zyra e drejtorit Vladimir Bullajiq.Sipas strukturës së të hyrave, ka pasur rritje të arkëtimeve në të gjitha kategoritë, dhe më e theksuara ka qenë në tatimin mbi të ardhurat e korporatave, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), kontributet dhe akcizat.Në bazë të tatimit në të ardhura të korporatave për pesë muajt e këtij viti janë mbledhur 127.5 milionë euro, që është 55 milionë apo 76 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 29 për qind krahasuar me planifikimet.

  • 1

    Radio