Politikë

Politikë Më shumë

Në përgatitje ligji për ratifikimin e protokollit

Prej tvteuta6 April 2017

Qeveria e Malit të Zi e ka filluar punën në propozimin e ligjit për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, bënë me dije gazeta e Podgoricës, “Pobjeda”. Burimi i kësaj gazete nga kreu i pushtetit ekzekutiv ka kumtuar se propozimi i ligjit për ratifikim duhet të vërtetohet në njërën prej seancave të ardhshme të Qeverisë, kurse pastaj i postohet parlamentit për miratim. Sipas burimeve të kësaj gazete, mund të pritet që propozimligji për ratifikim të gjendet në mbledhjen e Qeverisë në javën e ardhshme, me 13 prill. Mbledhjen e parlamentit në të cilën do të debatohet për ratifikimin e Protokollit, në pajtim me rregulloren, e konvokon Qeveria. Kryeministri Dushko Markoviq ka theksuar gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se Protokolli do të miratohet par mbajtjes së samitit të NATO-s kah fundi i muajit maj. Kushtetuta e Malit të Zi dhe rregullorja e Parlamentit parasheh se kontratat ndërkombëtare, siç është Protokolli për anëtarësim në NATO të vërtetohen me ligj.