Në përfundim sinjalizimi horizontal
Prej tvteuta30 June 2017
Këto ditë në Komunën e Ulqinit është duke u përfunduar sinjalizimi horizontal . “Vitin e kaluar nuk ka mundur të kryhet ky sinjalizimi edhe pse Komuna e Ulqinit ka shpallur tenderin për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë,ndërkohë palët konkuruese janë ankuar, kështu që kjo çështje është zvarritur dhe ka mbet problem i pa zgjidhur.Komisioni Shtetëror i cili është i obliguar të bëjë zgjedhjen e ofertuesit më të mirë,nuk e ka kryer obligimin e vet. Këtë vit komuna e Ulqinit ka qenë e obliguar të angazhojnë ndërmarrjen Publike “Veprimtaritë Komunale” ta kryejnë këtë detyrë.”deklaroi Mustafë Gorana sekretar i Sekretarietit për çështje komunale. Në procedurën e shënimit të linjave në rrugë ka ardhur deri tek devijimi në disa pjesë,por shumë shpejt këto gabime do të përmirsohen u shpreh Gorana.