Rajoni/Bota Më shumë

Në parlamentin maqedonas, shqiptarët- përplasje fizike!

Prej tvteuta09:52, 28 Qershor 2022

Skenat e dhunës janë rikthyer në parlamentin maqedonas me përplasje fizike mes kryetarit të Komisionit për Çështje Europiane, Arbër Ademi, i cili vjen nga partia në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe deputetëve të opozitës, përkatësisht të VMRO-DMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Ademi është nxehur në momentin kur deputetët e opozitës kërkuan fjalën për rendin e ditës, ku ishte edhe propozim-ligji për punën e gjykatave, i cili parashikon zgjatjen e punës së gjyqtarëve deri në moshën 67-vjeçare.

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe të VMRO-DPMNE-së e kundërshtojnë një masë të tillë, pasi konsiderojnë se me të, pushteti synon “mbajtjen në gjykata të njerëzve të tij”, me qëllimin të mbrojë krimin dhe korrupsionit”.

  • 1

    Radio