Aktuale Më shumë

Në Organizatën Turistike të pakënaqur me lajmërimin e turistëve

Prej tvteuta18:31, 12 Gusht 2022

Aktualisht në Ulqin janë të regjistruar 44.561 mysafirë, që është 8.35% më pak se një vit më parë. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Organizatës Turistike të Ulqinit, ku nuk janë të kënaqur me numrin e mysafirëve të regjistruar.

“Ky duhet të jetë kulmi i sezonit, e shihni që ka mysafirë në qytet, por ne në Organizatën Turistike të Ulqinit nuk mund ta themi këtë, të paktën jo sipas të dhënave që kemi. Kjo statistikë nuk është reale, sepse sigurisht ka tre herë më shumë turistë se sa janë regjistruar. Ky është viti i dytë që nuk kemi inspeksion turistik në komunë, pronarët e dinë këtë dhe çdo përpjekje është e kotë. Prej vitesh kemi të bëjmë me faktin që një numër i madh i mysafirëve largohen nga qyteti ynë pa u regjistruar”, tha Zana Sarvan, menaxhere e OT Ulqin për promovim dhe brendim. Numri më i madh i mysafirëve është regjistruar në akomodime private – 36.305, 7.302 turistë  qëndrojnë në hotele, 720 në kampe, ndërsa 234 në pushimore.

Nga numri i përgjithshëm i mysafirëve, 98% janë mysafirë të huaj, nga diaspora si dhe Kosova (27%), Serbia (16%), Bosnja dhe Hercegovina (15%), Gjermania (12%), Maqedonia (4%), Polonia (4%) dhe vende të tjera. Sarvan tha se mungesa e inspektsionit turistik është problem i madh. “Problemi është tek të gjithë ne,  mezi presim sezonin dhe kur vjen humbasim në të. Ne në OT kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, në panaire, kemi sjellë grupe gazetarësh dhe mendoj se mund të shihen turma në qytet. Por për sa i përket të ardhurave dhe lajmërimeve, është shumë larg realitetit që shohim.” tha ndër të tjera Sarvan.

  • 1

    Radio