Politikë

Aktuale Më shumë

“Ne nuk negociojmë për mazhorancën, mbështetja nuk varet nga ne”

Prej tvteuta23 October 2023

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo parti do të mbështesë zgjedhjen e kryetarit të Demokracisë së Re Serbe Andrije Mandiq për kryetar të Kuvendit, tha se URA nuk mori pjesë në negociatat për krijimin e një mazhorance të re dhe se nga URA nuk varet që të mbështesë Mandiqin kur ata nuk janë pjesë e shumicës. Abazoviq theksoi se nga momenti kur do të zgjidhet qeveria e re dhe shumica parlamentare e URA do të jetë opozita. “Ne nuk marrim pjesë në proces, pse të mbështesim kur nuk jemi pjesë e shumicës, duhet të vendosin ata që krijojnë shumicën dhe votojnë”, tha Abazoviq. Abazoviq tha se mendon se është më mirë që seanca e Qeverisë të mbahet sa më shpejt.