Kulturë Më shumë

Në mesin e aktiviteteve të kishës, të dielen shfaqa “Si Maria”

Prej tvteuta09:58, 16 Dhjetor 2017

Kisha katolike në Ulqin në prag të Krishlindjeve dhe festave të fund vitit do të organizoj aktivitete të shumta kulturore, por jo vetëm. Meshtarët me ndihmën e rinisë dhe familjarëve me ardhjen e muajit dhjetor kanë filluar me zbukurime të cilat simbolizojnë festat. Në bashkëpunim me rininë e famullisë së Bushatit të Shkodrës, me datë 17 dhjetor në fillim në ora 18, në Qendrën kulturore do të sjellin shfaqen “Si Maria”.

Pas  përfundimit të shfaqes rinia e kishës ka përgaditur disa punime dore të cilat do të shiten me një çmim simbolik. Të hollat e grumbulluara parashihen të jenë për familjet në nevojë, sqaron për televizionin Teuta don Gabriell Grabanica. Deri në fund të dhjetorit ky intitucion fetar do të ketë dhe aktivitete tjera. Me datë 23 të këtij muaji fëmijët dhe rinia do të kenë sfilatën në Ranë e cila do të karakterizojë Krishtlindjet, dhe e cila do të jetë e mbushur me surpriza. Si shpërblim për punën e pa lodhëshme të aktivistëve, kisha ka organizuar udhëtimin e fundvitit për në Zvicërr ku do të presin edhe Vitin e Ri.

  • 1

    Radio