Në mbledhjen e Bordit Drejtues të Këshillit të Mediave për Vetërregullim të mbajtur më 12 shkurt 2024, janë diskutuar disa çështje aktuale nga puna e kësaj organizate
Prej tvteuta15:17, 15 Shkurt 2024
Sekretari ekzekutiv Ranko Vujoviq i njoftoi anëtarët e bordit me aktivitetet që organizata i realizon si pjesë e projekteve aktuale. Në bashkëpunim me përfaqësues të gazetave Vijestit, Monitor dhe Dan, Këshilli i Medias për Vetërregullim po përgatit një studim për të drejtën për t’u harruar. Puna për këtë studim është drejt përfundimit, ndaj promovimi i këtij dokumenti të rëndësishëm mund të pritet në mesin e muajit prill.
Kjo e drejtë është krejtësisht e panjohur në Mal të Zi dhe nuk është zbatuar në legjislacionin vendas. Gjithashtu nuk përmendet në dokumentet e vetërregullimit, kështu që rëndësia e këtij dokumenti është edhe më e madhe.
Këshilli i Mediave për Vetërregullim po përgatit edhe përkthime të dokumenteve të UNESCO-s: “Udhëzues për menaxhimin e platformave dixhitale” dhe “Doracak për gazetarët që raportojnë mbi inteligjencën artificiale”. Pas përkthimit dhe shtypjes, këto dokumente do t’i prezantohen publikut vendas. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me Rrjetin për Gazetari Etike nga Londra, i cili duhet të realizohet përmes aktiviteteve projektuese të anëtarëve individualë të Këshillit të Mediave për Vetërregullim me këtë organizatë.
Anëtarët e Bordit Drejtues janë njohur edhe me punën në legjislacionin për median, e cila së shpejti duhet të përfundojë me miratimin e tre ligjeve për media në Kuvend. Meqenëse disa anëtarë shprehën interesim për informata shtesë rreth ligjeve të reja, u ra dakord që Këshilli për Vetërregullim për Media të organizojë një takim me Drejtorinë e Mediave, ku anëtarët do të njihen me zgjidhjet legjislative në ligjet e reja për media.
Në fund të takimit, anëtarët e bordit njëzëri pranuan kërkesat e propozuara nga portali TV Teuta TV E, Radio Mira, portali dhe RTV Cetinje për anëtarësim në Këshillin për Vetërregullim për Media.