Sociale Më shumë

Në Maternitetin e Ulqinit gjatë vitit 2017 kanë  lindur 45 foshnje

Prej tvteuta11:45, 9 Janar 2018

“Viti 2017 për maternitetin tonë ka qenë një vit i sukseshëm,edhe pse kemi një rënje të konsiderueshme të lidjeve në krahasim me vitet e kaluara,por ajo çfarë na bënë të jemi  krenarë është se ç’do lindje e cila është bërë  këtu është kryer me sukses,dhe nënat që kanë lindur kanë qenë të kënaqura me shërbimet, dhe kushtet e ofruara”u shpreh për televizionin Teuta kryeshefja e maternitetit Dr. Zylfije Gjoni Duraku.

Materniteti i Ulqinit ka një ekipë të profesionalizuar ,sa i përket kuadrove mjekësore i plotëson të gjitha kushtet,por ajo ç’farë është brengosëse, e që bartet nga viti në vit,është mungesa e sallës së operacionit dhe tranfuzionit të gjakut.

Dr Duraku hedh kritik në pushtetin lokal dhe partitë politike të cilat do të duheshin më seriozisht të merren më këtë çështje deri sa nuk është vonë,me rënjen e numrit të lindjeve nga viti në vit mund të vijnë edhe deri tek mshelja e Maternitetit,atëherë do të jetë shumë vonë pë të reaguar,shprehet ajo.

Nga 5 shkurti 2005 e deri me 1 janar në Maternitetin e Ulqinit kanë lindur 1503 foshnje.

  • 1

    Radio