Në Mal të Zi të papunë 1172 juristë

Prej tvteuta09:54, 5 Dhjetor 2016

Në evidencën e Entit për Punësim të Malit të Zi janë të regjistruar 1172 juristë, çka në krahasim me vitin e kaluar përbën rritje prej 5%.  Nga këto numri më i madh janë juristët me fakultet të kryer katërvjeçar, 67,8%, trevjeçar 31,2%, kurse 1% janë me magjistraturë.

Disfavor tjetër për juristët e diplomuar është edhe kohëzgjatja që presin për tu punësuar, pasi ato mesatarisht për punësim presin më shumë se një vit, relativisht më shumë se mesatarja e profesioneve të tjera.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio