Në Mal të Zi, me të paktën një dozë të vaksinave anticovid janë vaksinuar 45.1 %  e popullsisë së rritur

Prej tvteuta18:42, 26 Gusht 2021

Në Mal të Zi, me të paktën një dozë të vaksinave anticovid janë vaksinuar 45.1 %  e popullsisë së rritur, ndërsa 38.9 përqind janë rivaksinuar. Deri më tani, janë dhënë 383,776 doza të vaksinës kundër koronavirusit.  Doza e parë e vaksinës së koronavirusit u mor nga 206,126 persona ose 33.2 përqind, dhe e dyta nga 177,650 ose 28.7 përqind e popullsisë së përgjithshme. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar me dozën e parë 1,220 persona, ndërsa 1,753 persona u rivaksinuan.

  • 1

    Radio