Aktuale Më shumë

Në Mal të Zi janë pesë qendra votimi për zgjedhjet në Serbi

Prej tvteuta14:40, 3 Prill 2022

Në Ambasadën e Republikës së Serbisë në Podgoricë sot në ora 07:00 është hapur qendra e votimit për votim në zgjedhjet për President të Serbisë dhe deputetë të Kuvendit të ardhshëm, dhe hapja është bërë sipas procedurave të parapara.

Qendra e votimit është e hapur me kohë, procesi i votimit po zhvillohet pa parregullsi dhe qytetarët e Serbisë në Mal të Zi do të mund të votojnë për kandidatët e tyre deri në orën 20 kur mbyllen qendrat e votimit.

Qytetarët e Serbisë që jetojnë në Mal të Zi, përveç ambasadës serbe në Podgoricë dhe konsullatës në Herceg Novi, do të mund të votojnë edhe në tri qendra të tjera votimi, në Budva, Berane dhe Sutomore.

Nemanja Sekiqki, konsull në Ambasadën e Serbisë në Mal të Zi, në një deklaratë për Anadollu ka thënë se 1165 qytetarë serbë kanë të drejtë vote në Mal të Zi.

“Sot në ora 7:00 janë hapur të pesë vendvotimet në territorin e Malit të Zi, ku të drejtë vote kanë 1165 votues, të cilët edhe më herët kanë shprehur dëshirën për të votuar në këto zgjedhje në Mal të Zi. Në qendrën e votimit në Ambasadën e Serbisë në Mal të Zi kemi 281 votues të regjistruar. Në orët e para pas hapjes së qendrës së votimit, shënuam një pjesëmarrje të lakmueshme. Presim që gjithçka të kalojë pa parregullsi, siç ka qenëederi tani”, ka thënë Sekiqki.

  • 1

    Radio